• |
ide | kryesore

“Lapsi.al” burim për “Daily Mail”, lajmi ekskluziv për Elvana Gjatën pasqyrohet nga tabloidi britanik

Arkiva, Paparazzi
daily mail.JPG


Një ngjarje që rrezikoi të trondisë botën shqiptare të showbiz, botuar këtë fundjavë ekskluzivisht, pas një investigimi të lapsi.al, është pasqyruar sot edhe nga prestigjozja britanike “Daily Mail”.

Lajmi i këngëtares shqiptare Elvana Gjata, së cilës pak kohë më parë, 4 adoleshentë i vodhën passwordin e iCloud duke deportuar në brendësi të fotove, videove dhe mesazheve private, është cituar në një shkrim të tabloidit të famshëm, i cili në pjesën më të madhe të tij, i referohet detajeve të shkrimit që lapsi.al botoi. Megjithatë, çudia më e madhe që ngre media britanike është mbrojtja e privatësisë së artistes me pyetje naive e afërmëndsh të thjeshta. “Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?”, “Këngëtare”, ishte theksi në arikullin për yllin shqiptar të pop-it.

Kjo nuk është hera e parë që lapsi.al bëhet burim informacioni të besueshëm e profesional. Mjafton të kujtojmë portalet shqiptare të cilat në vështirësi të madhe, marrin pa autorizim shkrime nga lapsi.al, duke rrezikuar rëndë etikën dhe profesionalizmin.