• |
ide | kryesore

Skandali/ Ja si dalin zbuluar vajzat e show bizit

Arkiva, Paparazzi
fotot.jpg


Rrendja e marrë e vajzave të show bizit për të shitur me cdo kusht imazhin e tyre është shndërruar shpesh në qesharake. Në ethet për të konkuruar me njëra tjetërën, për të demostruar këpucët, çantat, dhe aksesorët më të shtrenjtë ato nuk I kanë shpëtuar as tundimit për të shfaqur gjokse më të bëshme, vithe më të larta dhe këmbë më të gjata.

Por……. fatkeqësisht shpeshherë këtë e kanë bërë më anë të fotoshopit dhe kanë dalë zbuluar. Revista Anabel ka mbledhur “Gafat” më të mëdha të këtij viti që kanë bërë vajzat shqiptare të etura për vizibilitet me çdo çmim.

Ja se cilat janë:

Aurela Hoxha
Modelja shqiptare Aurela Hoxha këtë verë në një nga shumë fotot e publikuara në rrjetin social Instagram u akuzua për përdorimin e photoshop-it. Fansat e kanë kritikuar Aurelën se në përpjekje për të lakuar belin dhe zmadhuar të pasmet, ajo ka deformuar bordurën e pishinës, personin dhe pallatet që gjendeshin pas saj

Luana Vjollca
Bashkë-moderatorja e 'Pa Limit' në Top Channel është përballuar me kritikat e fansave për një nga foto e realizuara në një set fotografish për një nga revistat shqiptare. Menjëherë sapo fotoja është hedhur në Instagramin e saj, ndjekësit e shumtë kanë spikatur se sandalen e majtë, Luanës nuk i duken gishtat e këmbës. Të jetë si pasojë e photoshop-it apo e reflektimit të sandales.

Enca Haxhia
Kjo është një ndër fotot më të përfolura të këngëtares së re, Enca Haxhia, e cila në fillim të nëntorit publikoi linjat e saj trupore, veshur me një palë bikini ekstravagante ngjyrë blu. Kjo foto nxiti menjëherë reagimin e fansave të shumtë të këngëtares që përpos ofendimeve që hodhën ndaj saj, e akuzuan se kishte përdorur photoshop në përpjekje për të ndryshuar format e saj të kolme trupore. Megjithatë Enca, duket se nuk e vrau mendjen për komentet e shumta

Fjolla Morina
Edhe shoegirl-i nga Kosova nuk i ka shpëtuar akuzave për përdorimin e photoshop-it në fotot e saj. Fjolla në një nga fotot e postuara pak javë më parë duket se nuk ka parë me vëmendje se në përpjekje për të holluar belin dhe këmbët e saj, ka shtrembëruar parketin e dyshemesë. Kritikat e menjëhershme të fansave e kanë detyruar Fjollën të fshijë foton nga Instagrami.

Albana Osmani
Moderatorja e 'Top Channel' do të publikonte një foto të shkrepur në ambientet e palestrës, të cilën pak minuta më vonë do ta fshinte nga llogaria e saj në Instagram. Albana ka rënë pre e akuzave për përdorimin e photoshop-it në foto pasi sipas ndjekësve ka holluar belin e saj më shumë seç duhet, nëse e krahasojmë me shpatullat. Nuk dihet nëse kanë qenë këto kritika që e kanë bërë atë të fshijë foto apo ka qenë thjesht ndryshim mendjeje. Pavarësisht kësaj, vlen të thuhet se Albana në fakt gëzon një bel të hollë dhe ka pohuar për Anabel.al se përmasa e belit të saj është 58 centimetër.

Olta Gixhari
Në korrik të këtij viti, Olta Gixhari ra pre e kritikave të fansave për ekzagjerim me photoshop-in. Në një nga imazhet e publikuara nga aktorja shqiptare, ndjekësit e saj spikatën që një pjesë e makinës në sfond shfaqet dy herë në krahun e saj të djathtë, gjë që i ka bërë ata të mendojnë se kjo ka ndodhur për shkak të përpunimit të fotos.