• |
ide | kryesore

Enca e ekzagjëruar? Ju nuk keni parë të motrën, 15-vjeçe, akoma më e frikshme!

Arkiva, Paparazzi
image (69).jpeg


Motrat Haxhia duket se i janë futur biznesit me kokë. E madhja, këngëtarja Enca prej kohësh provokon me ekspozimin e gjoksit, poza të cilat e kanë shndërruar 20-vjeçaren në hit të mediave sociale. Hollimet e formave të bollshme me photoshop, janë tallur shpesh herë, e po ashtu, makiazhi i ekzagjëruar që Enca përdor, e kanë vendosur këngëtaren në qendër të vëmendjes, si shembull të keq për adoleshentët.

Por, nëse mediat dhe komentet e kanë evidentuar si modelin që nuk duhet ndjekur, një besnike e mënyrës se si e ka arritur Enca famën, madje më e ekzagjëruar se ajo vetë, është Uindi. Vetëm 15-vjeç, akoma më e "frikshme", e motra duket se po ngjit shkallët e "suksesit" duke kopjuar mot a mot, truket e Encës. 

Mashtrimi i bujshëm që rrethoi Encën me mbi 900 mijë ndjekës në IG, duket se i hapi oreksin të motrës. 15-vjeçarja tregon në postimet e saj se ka pasion make-up'in dhe paruket. E po ashtu, Uindi është mjeshtre e photoshopit, njëjtë si Enca.