• |
ide | kryesore

Rihanna xheloze për Rita Orën, e fut në sherr me Jay Z

Arkiva, Paparazzi
rihana rita.jpg


Ylli i pop’it Rihanna mendohet se ka qenë arsyeja kryesore që ftohu marrëdhëniet mes Jay Z dhe shqiptares Rita Ora. Vendimi i 25-vjeçares Ora për të paditur studion e famshme muzikore “Roc Nation”, në pronësi të ish-mentorit të saj, erdhi për shkak të armiqësisë së hapur që Rihanna i kishte shpallur Ritës. Besohet se influenca e Rihannës tek Jay Z ka luajtur rol të rëndësishëm në raport me Ritën, e cila është lënë pas dore.

 “Rihannës kurrë s’i ka pëlqyer Rita dhe 29-vjeçarja e ka përdorur fuqinë e saj në Roc Nation. Kjo është arsyeja kryesore pse bosët e studios nuk kanë qenë të interesuar për të promovuar Ritën. Këngët që mund të ishin për të, i jepeshin automatikisht Rihannas, e cila i ka mbajtur për disa muaj para se të thoshte se nuk i do”, ka thënë një burim për “The Sun”.

Javën e kaluar u raportua se këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka ngritur padi ndaj reperit të famshëm amerikan Jay Z dhe studios së tij Roc Nation, për mungesë përkrahje në karrierë.

Këngëtarja shqiptare ka thënë se kur nënshkroi me Roc Nation në vitin 2008, ajo ishte vetëm 18-vjeçe dhe që atëherë nuk e pati përkrahjen e plotë të labelit të Jay Z.