• |
ide | kryesore

Shpërthen motra 15-vjeçe e Encës: “Jam super e suksesshme, me format e mia frymëzoj brezin e ri”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Uindi, motra 15-vjeçare e këngëtares Enca Haxhia ka reaguar përmes një postimi në IG, kundër një artikulli të lapsi.al, i cili më pas u pasqyrua në gjithë portalet e vendit e Kosovë. Adoleshentja u bë pjesë e rubrikës "Paparazzi" për shkak të paraqitjes së saj aspak të përshtatshme për moshën dhe modelit, të cilin sipas shkrimit të lapsit, për bashkëmoshataret e saj është i rrezikshëm e nuk duhet ta ndjekin. 15-vjeçarja Uindi e cila numëron mbi 40 mijë fansa në IG, duket e prekur nga komenti në shkrimin e lapsit, ndaj ka shkruar për ndjekësit e saj, ndër të tjera, këto rradhë: "Une dhe shume persona te shek 21 shohim nje femer qe po jeton dhe shijon jeten e saj , e cila ka arritur qe pasionin e saj ta kthj ne profesion dhe esht super e suksesshme ne ate cfare ben. Ne anen tjeter disa krimba te shoqerise sone, mbushin rrjetet sociale me negativitetin dhe urrejtjen e tyre por jan po ata persona q do donin te benin dhe te arrinin gjrat qe Enca ben sot! Sa per "modelin qe nuk duhet ndjekur" per mua nuk ka model me te mire se sa nje person q eshte gjithmon vetvetja, te frymezon per te ardhmen dhe te tregon se nese e do vertet dicka me pasion dhe pune mund ta arrish. Sa per look-un e "ekzagjeruar" mendoj se duhet t iu vij turp per lajmin q jeni duke me percjell mua aka ( brezit te sotem) Jeni duke treguar se jemi akoma ne nje shoqeri maskiliste dhe se nj femer gjithmon do te komentohet per trupin e saj. Por , jam un e para qe nuk e toleroje kte gje. Sa per "UINDIN" Po. Me pelqen MakeUpi. Me pelqen te eksperimentoj me lookun tim. Ve lente. Ve wigs , extensions… Por tek e fundit qellimi im eshte : Te frymezoj vajzat t jen gjithnje vetvetja , ta duan trupin e tyre cfaredolloj permase apo forme dhe ne fund te fundit te mos ken frik ta shprehin veten me ane te pamjes se tyre dhe nese gjate kesaj rruge mund te mesojm disa gjera rreth makeupit dhe flokve ateher PSE jo?" – shkruan motra e Encës, 15-vjeçarja që bën biznes përmes Instagramit me këshillat dhe shit-blerjet e make-up'it.