• |
ide | kryesore

Lavdrim Muhaxheri i ISIS shfaqet në Euronews

I pakategorizuar
wpid-lavdrim-muhaxheri-shfaqet-i-gjall-euml-n-euml-storjen-e-euronews-video_hd2.jpg


“Rusia ka arrestuar dhe vrarë Lavdrim Muhaxherin”. Ishte ky lajmi i fundit që u dha nga mediat ruse dhe serbe ditë më parë, e që transmetua edhe nga portalet në Kosovë.

Por, edhe ky lajm duket të jetë i rremë, pasi xhihadisti më i kërkuar shqiptar është parë i gjallë në një kronikë të Euronews. Në lajmet kryesore të Euronews sot është parë në mesin e luftëtarëve të Shtetit Islamik (ISIS) edhe Lavdrim Muhaxheri, në raportin e titulluar “Rouhani nga Irani u kërkon vendeve myslimane të bashkohen (“Iran’s Rouhani urges Muslim countries to unite”) transmeton “Presheva jone”.

Ndonëse nuk bëhet e ditur se kur mund të jenë flimuar pamjet, aty shihet kosovari i shpallur tash e disa herë i plagosur dhe i vrarë në frontet e luftës së ISIS-it. Së fundmi ai u shpall edhe i arrestuar e i vrarë nga shërbimet sekrete ruse.