• |
ide | kryesore

Shikoni si reagoi publiku i Pallatit të Kongreseve kur Eneda Tarifa u shpall fituese

Arkiva, Paparazzi
tarifa.jpg


Atmosfera që shoqëroi momentin e shpalljes së Eneda Tarifës fituese të Festivalit të 54-të, ishte më se e vakët. Si asnjëherë më parë, publiku i Pallatit të Kongreseve, u duk indiferent, në pjesën më kulmore të shfaqjes.

Duartrokitje të pakta, gati të papërfillshme, karakterizuan triumfin e krijimit “Përrallë”, kënduar nga Eneda Tarifa.

Përballë vendimit të jurisë për ta vlerësuar maksimalisht prezantuesen e “Portokallisë”, publiku që ndoqi nga salla natën Finale të FiK, siç shihet në videon e publikuar nga lapsi.al, duket se nuk dha dakordësinë.