• |
ide | kryesore

Christiano Ronaldo në qendër të akuzave për lidhje ‘gay’, do kalojë Vitin e Ri me kampionin e kick-box’it

Arkiva, Paparazzi
ronaldo.jpg


Christiano Ronaldo do të kthehet në Marok për të kaluar Vitin e Ri me mikun e tij kick-box’er Badr Hari, i cili u përfol se është në lidhje ‘gay’ me yllin e futbollit.

Historia e pazakontë mbushi mediat botërore pas raportimeve të shtypit spanjoll, sipas të cilit, Ronaldo bënte udhëtime të shpeshta në Afrikën Veriore për të parë 31-vjeçarin Badr Hari.

Çifti do të festojnë së bashku në Marrakech, ndërsa Ronaldo, ka rezervuar një suitë në hotelin luksoz The Pearl Marrakech, e cila kushton rreth 4 mijë euro nata.

Cristiano, 30 vjeç, pritet të udhëtojë vetëm drejt Marokut pas ndeshjes së skuadrës së tij kundër Real Sociedad. Nga ana tjetër, shoku i skuadrës së Real Madrid, Karim Benzema, ka thënë se ka pranuar një ftesë për të festuar Vitin e ri në Marrakech.