• |
ide | kryesore

E tepron Elvana Gjata, del zbuluar në mes të acarit të New York’ut

Arkiva, Paparazzi
elvana 1.jpg


Këngëtarja e dashur shqiptare, e njohur për guximin dhe pasionin që e karakterizon në punë, duket se këtë herë e ka tepruar, duke dalë hollshëm rrugëve të New York’ut.

Elvana Gjata e cila fundjavën e shkuar pati një seri shfaqjesh për shqiptarët e Amerikës, ka përfituar nga rasti, të realizojë dhe një set fotosh artistike me mikun e saj, Eugenio Qose.

Me sa shihet nga shkrepjet e servirura nga vetë ylli i pop’it shqiptar në IG, Elvana Gjata e ka superuar acarin dhe temperaturat nën minus të New York’ut, për të na dhuruar këto poza, me veshjet e stilistit të saj të preferuar, Valdrin Sahiti.