• |
ide | kryesore

Emina Çunmulaj shtatzënë, shijon tequila nën shoqërinë e supermodeles Cindy Crawford

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Modelja shqiptare e cila gjendet thuajse drejt fundit të shtatzënisë, siç shihet nga aktiviteti që poston në mediat e saj sociale, po kalon kohë të bukur me partnerin dhe miqtë. Krahas udhëtimeve të shumta shlodhëse nëpër vende luksoze, Emina Çunmulaj nuk lë pas as takimet, që duket se kanë të bëjnë me punën e saj. Foto e fundit që shqiptarja nga Mali i Zi ka ndarë me ndjekësit në IG, tregon dy kolege, të cilat duket se janë bërë bashkë për të reklamuar pijen, tequila "Casamigos". Ose të paktën këtë do uronim, pasi siç dihet, alkooli nuk është i këshillueshëm për nënat e ardhshme.