• |
ide | kryesore

Festivali/Gafa e Pandi Laços me muslimanë shkakton polemika

Arkiva, Paparazzi
festivali-600x300.jpg


Pandi Laço skenarist dhe prezantues i festivalit ne RTSh është venë në qendër të kritikave për një gafë prezantimi gjatë mbrëmjes finale. Ndërsa ai fliste për kohët e ndryshme të jetës së festivalit, ai përmendi se ato kohë, ishin kohët e kompozitorëve Avni Mula, Abdulla Grimci, Feim Ibrahimi. Në vazhdën e këtyre emrave, Laço ka thënë se këta ishin kompozitorë myslimanë që kanë bërë muzikë shqiptare. Menjeherë “gafa” e cilësimit si kompozirorë muslimanë është kapur dhe te videot e festivalit në kanalin e RTSH-së, kjo pjesë nuk është hedhur.
Nuk dihet nëse kjo fshirje ka ardhur nga drejtuesit apo nga të afërmit e kompozitorëve që kanë rreaguar menjëherë.
Ka qenë e bija e kompozitorit Feim Ibrahimi, Etrita ajo e cila ka reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke i dërguar një mesazh edhe vetë RTSH-së. E pyetur nga “GSh” se pse u mërzit nga Festivali i RTSh-së, Etrita Ibrahimi u shpreh si më poshtë: “Nuk jam mërzitur me fjalët që Pandi Laço pati kurajon të thonte në natën e fundit të festivalit; jam e revoltuar për mendjelehtësinë me të cilën u prononcua për disa nga figurat e muzikës shqiptare (Abdulla Grimci, Avni Mula, Agim Prodani dhe Feim Ibrahimi), duke i cilësuar si “kompozitorë myslimanë, që shkruan muzikë shqiptare”! A mundet që në fund të 2015-ës, në një vend shembull për të gjithë botën (përsa i përket bashkëjetesës fetare), të bëhen diferencime të tilla, kur në fakt në Shqipëri nuk ka ekzistuar asnjëherë një ndarje e tillë??? A mundet që një njeri që presupozohet të jetë burrë i kulturuar, të mund të bëjë një gafë të tillë që nuk ofendon vetëm kompozitorët në fjalë, por edhe të gjithë ata që nuk përmendi dhe që i përkasin feve të ndryshme në Shqipëri??? A ka ndonjë vend në botë ku kompozitorët kategorizohen sipas besimeve fetare??? A ka një drejtori një institucion si RTSH-ja, që të kontrollojë produktet e veta dhe mbi të gjitha të kontrollojë skenarin dhe cilësinë e festivalit të vetëm kombëtar shqiptar??? A ka mundësi të na sqarojë Pandi Laço, cili ishte qëllimi i këtij lëmshi të paparë në të gjithë historinë e muzikës???