• |
ide | kryesore

Viola Spiro në siklet, detyrohet të bëjë publik të dashurin

Arkiva, Paparazzi
viola i dashuri.jpg


Një histori e zakontë mediash shqiptare, të cilat i ngjitën për të dashur partnerin e kërcimit në “Dance With Me”, duket se ka vënë nën presion bjonden e ekranit, të mohojë “romancën” e përfolur me Drini Zeqon, duke publikuar foton ku shfaqet nën shoqërinë e të dashurit të vërtetë.

Viola Spiro, e cila u pa në Finalen e spektaklit të kërcimit krah prezantuesit të lajmeve duke shkëmbyer një puthje në skenë, ka reaguar kundër lajmeve që cituan “miq të përbashkët të çiftit”. Sipas burimeve të përmendura nga mediat, dyshja Viola-Drini kishin muaj që frekuentoheshin. Por me sa duket, e vërteta është krejt ndryshe. 

Ish-velina e cila po kalon këto ditë festash jashtë Shqipërisë me partnerin e saj real, mësohet se ka rreth 6 muaj lidhje me personin, i cili nuk është pjesë e jetës publike.