• |
ide | kryesore

Sara Hoxha e mbyll vitin me kujtime intime, shtrirë pranë Ledionit

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


2015-a duket se ka qenë i rëndësishëm në sferën sentimentale për trashëgimtaren e Top Medias. Sara Hoxha mund të jetë vetëm 19 vjeç dhe i dashuri i saj, moderatori Ledion Liço, 10 vjet më i madh, por kjo nuk i pengon aspak çiftin të shfaqet sa më pranë njëri-tjetrit, madje në publik. Si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit, Sara ka postuar në IG, momentin ku shihet shtrirë pranë Ledionit, duke lënë të kuptohet se në krahët e tij, bjondja e ëmbël ndihet rehat.