• |
ide | kryesore

“Provokimi” i Aurela Hoxhës me destinacionin e Edi Ramës

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Miami i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç raportoi media me kryelajme, po vizitohet këtë fillimviti nga kryeministri Edi Rama. Destinacioni i famshëm për plazhin në dimër dhe vajzat nga më të bukurat e botës, me bikini, të cilat i gjen madje edhe nëpër rrugët kryesore të qytetit, duket se zgjuan tek Aurela Hoxha kujtime të bukura nga vera e kaluar atje. Një foto e postuar në IG kur modelja shqiptare shijonte rerën e Miamit vitin e shkuar, u përdor nga mediat e Tiranës, të cilat pa verifikuar, e shpallën modelen krah Ramës në Amerikë. Për të hedhur poshtë gjithë çfarë u tha, mjafton një detaj që as personave me syze nuk do t’i shpëtonte. Aktualisht Aurela Hoxha ka flokë bjondë, ndërsa në foton që me sa duket futi në grackë mediat, 31-vjeçarja shihet qartë që i ka të errëta.