• |
ide | kryesore

Chef Renato braktis spektaklin e Top Channel

Arkiva, Paparazzi
renato-mekolli.jpg


Pjesëmarrjes së Renato Mekollit pas tre vitesh rradhazi si kryetar i jurisë së gatimit në konkursin“Master Chef Albania”, duket se i ka ardhur fundi. Shefi i njohur i kuzhinës i cili ndau vitet e fundit mes Shqipërisë dhe Greqisë, i ka thënë lamtumirë spektaklit që e bëri të famshëm. Sipas asaj që raportojnë  mediat, në finalen e fundit, Renato ka lënë të kuptohet se nuk do të rikthehet edicionin e ardhshëm në “Master Chef”.  “Shihemi në programe të tjera”, – ka thënë Mekolli, i cili pritet që shumë shpejt të hapë restorantin e tij në Tiranë.