• |
ide | kryesore

ISIS ekzekuton gazetaren e pestë

I pakategorizuar
foto.jpg


Organizata terroriste ISIS ka ekzekutuar gazetaren e pestë që prej muajit tetor.

Viktima e radhës është Ruqia Hassan, gazetare e pavatur, që raportonte nga brenda territorit të kontrolluar nga militantët islamikë.

Në rrjetet sociale ajo njihej me pseudonimin Nisan Ibrahim. Në një postim të fundit në profilin e saj gazetarja shkruante:

“Jam në Raqqa dhe kam marrë kërcënime me vdekje. Kur ISIS të më arrestojë dhe të ekzekutojë me prerje koke, nuk ka problem. Për mua vlen më shumë dinjiteti sesa jeta nën poshtërimin e ISIS”./LAPSI.AL/