• |
ide | kryesore

Policia turke arreston 68 persona të lidhur me ISIS

I pakategorizuar
Part-PAR-Par8137220-1-1-0.jpg


Të paktën 68 personan të lidhur me ISIS ka arrestuar policia turke gjatë një operacioni të shtrirë në disa qytete të vendit.

Në mesin e personave të arrestuar gjenden shtetas turq dhe të huaj, mes të cilëve edhe disa fëmijë.

Një pjesë e tyre janë nxjerrë para gjykatës, ku u është caktuar paraburgim, ndërsa të tjerët u liruan.

Këta persona kanë ofruar mbështetje logjistike ndaj organizatës terroriste ISIS dhe kanë marrë pjesë në planifikimin e sulmeve terroriste.

Aksioni i koordinuar policor vjen pas sulmit të djeshëm terrorist në Stamboll ku mbetën të vrarë 10 persona dhe u plagosën 15 të tjerë./LAPSI.AL/