• |
ide | kryesore

Mimi Kodheli pi raki dhe flet për dashurinë

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Të paçim! Të paçim! ia ktheu ministrja urimin burrave të Gjorgozës, ndërsa i përshëndeste me kokë, një nga një, mbi urën e fshatit.
Frynte erë acar dhe një gotë raki ishte ajo që duhej. E trokiti gotën edhe me dy të tjerë, që e ruanin me sy, nëse ministrja do ta kthente pijen.
Por Mimi Kodheli duket se e ktheu gotën, sa për të thënë. Bëri sikur e piu dhe i përmendi dashurinë burrave të Gjorgozës.
“Qenka bërë me merak ,qenka bërë me dashuri!” i tha një plaku që e shoqëronte përgjatë ecjes mbi urën e re të fshatit, në qarkun e Fierit.