• |
ide | kryesore

Dalin VIDEO të ISIS të përkthyera në shqip. Bëhet thirrje për luftë

I pakategorizuar
auto_bba1452944280.jpg


Propaganda e organizatës terroriste ISIS vjen edhe në gjuhën shqipe. Në YouTube ëshë hapur një profil me emrin “Shteti Islam”, ku shumë prej videove të ISIS janë të titruara në gjuhën shqipe.

"E në rrugët këndojnë burrat, me gjuhën e tyre të bukura e rrjedhshme. E fitorja fitohet me gjak, shtizë dhe shpirtmadhësi”, thuhet ndër të tjera në njërën prej videove.

Por ky nuk është profili i vetëm. Janë disa të tjerë që propagandojnë luftën e ISIS.

Metoda të tilla janë padiskutim edhe një mënyrë për të rekrutuar njerëz në mbështetje të organizatës terroriste, ndonëse në Kosovë dhe Shqipëri diçka e tillë ndalohet me ligj.

Shihni videot, të cilat janë publikuar prej pak ditësh në internet./LAPSI.AL/