• |
ide | kryesore

ISIS po kultivon kanabis në zonat malore shqiptare

I pakategorizuar
Mirror.jpg


Xhihadistët po e mbushin Britaninë e Madhe me kanabis nga Shqipëria dhe ISIS po siguron para për fushatën e tij të terrorit nëpërmjet ngritjes së “fermave” të kultivimit të kanabistit në Shqipëri dhe tregtimit të drogës në Britani. Kështu shkruan gazeta britanike “Daily Mirror”, e cila u referohet disa burimeve të shërbimeve sekrete. 

“Kalifati ka marrë kontrollin e rrjetit të 4 miliardë dollarëve të marijuanës nga mafia në zonat rurale në malet e Sqipërisë, duke e patur si pikëmbështetje për në Europë”, shkruan Daily Mirror.

Avionë dhe anije private përdoren për të dërguar “të korrat” e bosëve të mafias në Itali, të cilët e shpërndajnë drogën, shkruan Sunday People.

ISIS – thotë Daily Mirror – u zhvendos në këtë tregëti fitimprurëse, pasi shërbimet inteligjente luftuan lidhjet e tij me “shtabin e mafias shqiptare” në Lazarat.

Sipas gazetës, operacioni i vitit 2014 u hapi rrugën ekstremistëve për ta marrë në dorë ata kultivimin e kanabisit. “Tashmë ata rekrutojnë në zonë, shpesh nga vetë radhët e mafias”. Një ish –oficer i inteligjencës, Dr Vladimir Pivovarov, thotë: “Është tashmë i njohur fakti se Shqipëria dhe vende të tjera në rajon kanë qytetarë të tyre që i janë bashkuar ISIS. Shërbimet sekrete perëndimore i kanë identifikuar vendet e Ballkanit si më aktivët në gjetjen e rekrutëve për xhihadin. Rekrutët më të mirë janë nga mafia. Ata janë të “shkolluar” me dhunën dhe paratë e pista që ata po shtojnë në arkat e xhihadistëve.

 “Ekstremizmi islamik po e ngre veten në Europë”

Autoritetet shqiptare poi  luftojnë xhihadistët dhe kanë sekuestruar disa armë. Kur “Sunday People” vizitoi Lazaratin, 140 milje larg Tiranës, banoërt thanë se ekstremistët që rekrutojnë burrat e fshatit ua kanë bërë jetën ferr. Një dëshmitar pretendon se kanë qenë disa zyrtarë të lartë ata që kanë ndihmuar në fillim për të ngritur tregtinë e drogës.

Një burim qeveritar shqiptar citohet të ketë thënë: “Me kaq shumë para, nuk është surprisë që ISIS kërkon të kontrollojë trafikun e drogës”.

Emigrantët shqiptarë janë ata që e drejtojnë trafikun e drogës në Britaninë e Madhe.

Eksperti i sigurisë, Dr Marjan Nikolovski, paralajmëron” “Britania e Madhe është tregu më i madh i kanabisit shqiptar. ISIS është i përfshirë në prodhimin dhe tregtimin. Kështu që çdokush që blen drogë në Britani, po financon terroristët. /Përgatiti Lapsi.al