• |
ide | kryesore

Ish i fejuari harron Floriana Garon, bën tatuazh portretin e të dashurës së re

Arkiva, Paparazzi
tedi era.JPG


Kanë kaluar vetëm dy javë nga bërja publike e romancës së re të Tedi Ngjelës me bukuroshen Era Xhabafti, e me sa duket, çifti janë kokë e këmbë në dashuri me njëri-tjetrin. Pas prishjes së fejesës gati 5-vjeçare me prezantuesen e “Jo Vetëm Modë”, fundin e verës së shkuar, biznesmeni dhe juristi Ngjela, me sa shihet, e ka harruar plotësisht bukuroshen e Tv Klan. Tedi është lidhur me një vajzë të re e cila në ambientet publike të kryeqytetit, njihet si një ‘fashionista’ e vërtetë. Së fundi, si për të treguar lumturinë në krahë të Erës, i dashuri i saj ka përjetësuar në një tatuazh të madh në krah, fizikun e bukuroshes brune.