• |
ide | kryesore

Nis gjyqi për Ardit Ferizin, kosovarin që shiti të dhënat amerikane te ISIS

I pakategorizuar
1445007150791612.jpg


Ardit Ferizi, kosovari i akuzuar për vjedhjen e të dhënave personale të 1 351 pjesëtarëve të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe dërgimin e tyre drejt ISIS, doli para gjykatës amerikane.

Ferizi akuzohet për terrorizëm dhe rrezikon 35 vjet burg, pasi u ekstradua nga Malajzia, ku ai ishte arrestuar në muajin tetor të vitit të kaluar, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.

Sipas akuzës, hakeri nga Kosova kishte depërtuar në një server kompjuterik online të një kompanie tregtare në Shtetet e Bashkuara dhe kishte vjedhur të dhëna identifikuese për pjesëtarët e ushtrisë.

Mesazhet në rrjetin ‘Twitter’ kanë treguar se Ardit Ferizi, ofroi shitjen e një programi kompjuterik për publikimin e propagandës së grupit militant, Shteti Islamik.