• |
ide | kryesore

Vdes Sadna: shqiptarët në zi, bëjnë hallvë

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Një vdekje pikëlluese si ajo e komisar Katanit tek Oktapodi e krahasuan disa, të tjerë e shpallën ditë zie Kombëtare. Sadna e serialit “Bidai” u nda nga jeta në episodin e së martës dhe me sa duket, tronditja rezultoi më e madhja e jetës së vakët të shqiptarëve. Duke anashkaluar ngjarjet e aktualitetit, prej të cilave varet drejtëpërdrejtë jeta e secilit prej nesh, facebook-u papritur na u mbush me statuse e lajme për vdekjen e Sadnës së “Bidait”. Impakti i vdekjes së personazhit ishte i paimagjinueshëm, po aq sa edhe ironia e hidhur e Olti Currit, i cili e përcolli Sadnën me hallvë.