• |
ide | kryesore

Rekrutuesit e ISIS kundër muxhaheidinëve në Shqipëri: Janë 2 mijë spiunë!

I pakategorizuar
imam-euml-t-lsquo-mallkojn-euml-rsquo-gjykat-euml-sit-allahu-shp-euml-rblen-xhihadist-euml-t-n-euml-siri_hd.jpg


Një nga të akuzuarit për rekrutimin e luftëtarëve shqiptarë në Siri, përmendi në gjyq 2 mijë muxhaheidinët, që do të vijnë në Shqipëri. Imami i vetëshpallur, Bujar Hysa, iu referua gadishmërisë për strehimin e muxhahedinëve iranianë, kur tha: “Unë nuk kam mbështetur 2 mijë spiunë iranianë”.

Nga ana tjetër prokuroria provoi përmes tabulateve telefonike se Genci Balla, Bujar Hysa, Edmond Balla dhe Fadil Myslimani komunikuan me persona që luftojnë në Siri.

Genci Abdurrahim Balla, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re, dhe tetë persona të tjerë akuzohen për rekrutim dhe dërgim për luftë në Siri të shqiptarëve.

Shumica e të pandehurve refuzuav të mbrohen me avokat, pasi thonë se mbrojtësi i tyre është Allahu.