• |
ide | kryesore

Revoltë brenda ISIS, 200 xhihadistë ngrenë krye në Raqqa

I pakategorizuar
Islamist-fighters-in-Raqqa.jpg


Një revoltë mësohet se ka shpërthyer brenda radhëve të ISIS në qendrën e tij në Raqqa të Sirisë. 200 ushtarë të xhihadit kanë ngritur armët kundër ish-shokëve të tyre të ISIS. Kjo përplasje ka shkaktuar deri tani dhjetëra viktima. Ushtarëve u janë bashkuar edhe një pjesë e 5 lagjeve të qytetit. Sipas dëshmitarëve që kanë mundur të largohen nga qyteti lagjet e nxjerra jashtë kontrollit të Daesh janë: al-Dareiyeh, al-Ramileh, al-Ferdoës, al-Ajili dhe lagjja e al-Bakri. Shkak për përçarjen është bërë lufta e brendshme për pushtet. /lapsi.al/