• |
ide | kryesore

Albana Osmani shoqërohet në polici/ I bllokojnë makinën

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Prezantuesja e Top Channel është ndaluar në fundjavë nga rrugorët, të cilët pas një kontrolli, bllokuan makinën e saj "Benz". Ngjarjen aspak të këndshme, Albana Osmani e ka përjetuar me sportivitet. Duke buzëqeshur në 'selfien' me policin në timon, bukuroshja e ekranit pranon shkeljen dhe shpjegon se kjo foto nuk ka lidhje me projektin filmik ku ajo do të marrë pjesë. "Nuk jane xhirimet e "Lazarat Burning" por jam e shoqeruar nga Policia e Shtetit ,pasi me bllokuan 'Kerrin' sepse kisha gjobe te ciles i kishte kaluar afati i maturimit. Vetem une mund te buzeqesh ne kte rast, te ec ne kembe dy dite si per dite vere !" – shkruan Albana në IG.