• |
ide | kryesore

Endri Prifti përplaset me Alketën edhe në finale

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Ofendimet e Alketa Vejsiut në adresë të Endri Priftit në skenë, duket se e indinjuan këngëtarin. Pas interpretimit të Vasco Rossit ai la për disa minuta skenën për t’u rikthyer në momentin final, atë të dhënies së pikëve nga juria dhe vetë konkurentët. Por përplasja mes korçarit dhe prezantueses vazhdoi edhe gjatë votimit. “Unë nuk e dija që në këtë spektakël ka juri, nuk me kishit thënë”, iu drejtua Endri – Alketës. “Mua më voton vetëm populli ndaj pikët e mia shkojnë për ty Alketa”, tha Endri. Aty për aty, prezantuesja reagoi duke thënë: “Me Alketën ke kujdes se unë jam parimore”, dhe më pas i dha një sugjerim: “Endri je këngëtar i madh por duhet të pish më shumë ujë javës tjetër dhe më pak…”, duke mos i dhënë mundësinë e replikës vëllait korçar.