• |
ide | kryesore

Surprizat e reja të shef Renatos

Arkiva, Paparazzi
renato.jpg


Renato Mekolli ka sjellë lajme të reja për të gjithë adhuruesit e gatimit nëpërmjet një fotoje të publikuar në rrjetin e tij instagram. Tashmë, një nga shefat më të njohur të MasterChef Albania, përveç se ka vendosur t’i kushtojë vëmendjen e nevojshme restorantit të tij në Shqipëri, gjithashtu ka njoftuar për një tjetër projekt. Sipas një postimi të tij në instagram, Renato tregon se ka filluar shkrimin e një libri në të cilin do të grumbullojë të gjitha recetat e tij, që njëkohësisht do të jenë shumë të thjeshta për t’u përgatitur.  “Një libër që po përgatitet me shumë dashuri dhe mbi të gjitha me shumë thjeshtësi për ju. Një libër që ka filluar udhëtimin e tij,jo vetëm në një studio kuzhine,por edhe në të gjithë Shqipërinë,” ka shkruajtur ai.

Renato është vlerësuar 5 herë me çmimin Kapelja e Artë në Greqi ,si një nga shefat më të mirë dhe çmimin Gourmet për kuzhinën moderne greke./Revistaclass