• |
ide | kryesore

Flori kërcënoi “Vipat e Bllokut”, flet ish-administratori

Arkiva, Paparazzi
flori-elvana-780x439.jpg


Arben Kasemi, personi që krijoi faqen demaskuese “Vipat e Bllokut” tha se është konfrontuar fizikisht nga Flori Mumajesi, pasi ky i fundit po mbronte të dashurën, Elvana Gjatën. Në një lidhje telefonike të dielën me emisionin “E diell” në “Top Channel”, ku po diskutohej për VIP-at dhe gallata në mediat online dhe rrjetet sociale, Kasemi tha se ishte ai që e hapi fillimisht këtë si faqe, por tashmë ia ka lënë nën administrim një personi që nuk dëshironte t’ia bënte të ditur emrin.

Ish-banori i “Kafazi i Artë” tha se jo vetëm që është kërcënuar për fotot e personazheve publikë që ka postuar në faqen e tij, ku dukeshin qartë ndryshimet nga e shkuara në të tashmen, por edhe se ka pasur raste kur është konfrontuar fizikisht. Kasemi tha se ka qenë “pikërisht producenti dhe këngëtari i mirënjohur Flori Mumajesi që e ka goditur Benin vetëm për të mbrojtur të dashurën e tij, Elvana Gjatën”. Arsyeja sigurisht që do të ketë qenë ndonjë prej këtyre fotove të vjetra të divës Elvana, e publikuar nga “Vipat e Bllokut”, që e ka acaruar kaq shumë Florin.