• |
ide | kryesore

“Digjet Brukseli”, ISIS feston sulmet!

I pakategorizuar
brussels-654577.jpg


ISIS feston për sulmet në Bruksel. Hakmarrje për Salah, konsiderohet shpërthimet me bomba në aeroport dhe metro. Deklarata e grupit terrorist është publikuar nga Agjencia e lajmeve e IS-it, Neës Amaq, sipas mediave kurde. Në rrjetet sociale, ekstremistë islamikë shprehen të gëzuar për atë që ka ndodhur në Bruksel

 “Sulm në Bruksel. E mrekullueshme”, “Digjet Brukseli”, këto janë fjalët më të përdorura në rrjetet sociale nga xhihadistët. Njëri prej tyre është Karim Abdul Salam i cili shkruan në faqen e tij “Ksalam”.

Lajmi bëhet i ditur radio belge “Vrt”.

Shprehjet e simpatizantëve të ISIS po përhapen me shpejtësi, duke interpretuar sulmet si hakmarrje për arrestimin e Salah Abdelslam. Katër ditë më parë ai u kap në një aksion të forcave special belge dhe atyre franceze.   

“Elozhe Allahut për burrat e Shtetit Islamik, i ruajtë Zoti”.

“Mësymja Islamike në Bruksel shkakton vdekje dhe plagosje”, shkruan një person tjetër.

Ekspertë të sigurisë dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian e ksihin paralajmëruar se ISIS gjendet pas këtyre sulmeve.