• |
ide | kryesore

“Bild” trondit Gjermaninë: ISIS ka futur 400 xhihadistë në Europë

I pakategorizuar
bi;ld.JPG


Gazeta gjermane “Bild” ka dalë këtë të mërkurë me një titull që ka tronditur jo pak opinionin publik vendas, por jo vetëm. Sipas saj ISIS ka mundur të dërgojë 400 luftëtarë të trajnuar për të goditur objektiva te caktuara në Europë në sulme të ngjashme me ato të Parisit. Ajo i përshkruan këta persona si luftëtarë të pavarur që e përcaktojnë vetë orën, datën dhe metodën e sulmeve.

Sipas gazetës që u referohet burimeve nga shërbimet inteligjente këta luftëtarë të infiltruar flasin frëngjisht dhe janë trajtuar edhe në vendet perëndimore. Plani është që aktiviteti i tyre të vijojë në perëndim edhe nëse ISIS humbet territor në Siri dhe Irak.

Organizatori i sulmeve të Parisit të 13 nëntorit 2015  pretendon të ketë arritur në Evropën në një grup 90-anëtarësh. Anëtarët e këtij grupi janë të vendosur pak a shumë kudo në Europë.

Terroristët janë të trajnuar në teknikat e sulmit, ndërtimin e eskplozivëve dhe sigurimin e kushteve të mbrojtjes. Edhe strategjia e tyre ka ndryshuar. Nuk është e nevojshme që ata të sulmojnë të gjithë menjëherë. Madje ata ndjekin një frekuencë të caktuar të sulmeve. Objektivi është që “Perëndimi i urryer” të jetojë vazhdimisht në frikë.