• |
ide | kryesore

ISIS hakmerret për vrasjen e numrit dy të organizatës, sulm terrorist me 65 të vdekur në një stadium të Bagdatit

I pakategorizuar
2ca0f36a00000578-3509718-image-a-2-1458928553415_1458932273-1935527.jpg


Pa u shuar ende jehona e sulmeve terroriste në Bruksel, një tjetër sulm ka ndodhur në jug të Bagdatit.

Raportohet se numri i viktimave është të paktën 65 vetë, ndërsa mbi 50 të tjerë raportohen të plagosur.

Sulmi ka ndodhur në një stadium futbolli, ku vetëhodh në erë një kamikaz.

Mediat ndërkombëtare thonë se akti terrorist u mor përsipër nga ISIS. Ky akt shihet si një hakmarrje e ISIS pas vrasjes së numrit dy të kësaj organizate, Abu al- Rahman el-Mustafa Qaduli. /LAPSI.AL/