• |
ide | kryesore

Pentagoni konfirmon vrasjen e numrit dy të ISIS

I pakategorizuar
160325102512-isis-2-abd-al-rahman-mustafa-al-qaduli-haji-imam-medium-plus-169.jpg


Ekzekutimi i nurmit dy të Shtetit Islamik, Abu al- Rahman el-Mustafa Qaduli, është konfirmuar së fundi edhe nga Pentagoni.

Vdekjen e tij e konfirmoi në një konferencë për mediat, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.

Sipas tij el-Mustafa Qaduli është vrarë gjatë një operacioni të ushtrisë amerikane.

Ai shprehu edhe njëherë zotimin amerikan për të vazhduar luftën kundër ISIS.

Vrasja e numrit dy të organizatës terroriste është edhe një lloj hakmarrje e Perëndimit pas sulmeve të përgjakshme të ISIS në Bruksel, ku humbën jetën 34 persona dhe u plagosën qindra të tjerë./LAPSI.AL/