• |
ide | kryesore

Njoftimi qesharak për dasmën e mbretit Leka II

Arkiva, Paparazzi
oborri.jpg


Ka njerëz mitomanë që i ndërtojnë vetes një fat të rremë. Ka aventurierë që kopjojnë destinet e herojve të librave. Ka personazhe qesharakë që e përjetojnë qenien mbi këtë botë si një shaka të zgjatur. Por, të gjitha këto është e vështirë të mblidhen bashkë.

Kjo mund të ndodhë vetëm në Shqipëri, ku naltmadhnia e tij ka shpallur se do të martohet në ditën e lindjes së gjyshit të vet. Madje e ka bërë këtë me një njoftim të oborrit mbretëror shqiptar: "Familja Mbretërore Shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë mbarë Kombin Shqiptar se Naltësia e Tij Princ Leka II ka shpallur ditën e martesës së Tij me Znj. Elia Zaharia me datë 8 tetor 2016, në Tiranë".

Dhe si për ti vënë qershinë mbi tortë kësaj situate groteske ka folur për mediat edhe vetë princeshë Elja. Ajo ka thënë për mediat se dëshiron të bëjë një festë të madhe ku të jenë të ftuar gjithë shqiptarët. Se ç'punë kanë mbarë njerzit e këtij vendi në dasmën e këtyre të dyve kjo është vështirë të kuptohet. (Lapsi.al)