• |
ide | kryesore

“YFSF”/ Çani zbulon çfarë mban Bleona poshtë b*thës

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Për gjithë ata që kanë ndjekur serinë e kësaj të hëne të “Your Face Sounds Familiar”, krahas transformimeve të këngëtarëve, nuk do kenë humbur as ngacmimin mes jurisë. Batuta pikante kryesisht gjatë vlerësimit, ku spikatën kritikat serioze ndaj Adelina Tahirit e cila provoi të sjellë në skenë imitimin e Rihanna-s. “Sot solle një Rihanna nga Paskuqani jo nga Barbados”, i tha Bleona pa iu dridhur qerpiku koleges së saj nga Maqedonia. Të tre anëtarët ranë në një mendje se interpretimi i bukuroshes qe më i dobëti, duke e vlerësuar me pikët minimale e komente negative Adelina Tahirin.

Gjithashtu një moment tjetër që duket se tërhoqi jo pak vëmendjen e publikut nga tv, ishte propozimi për martesë që Kastro Zizo nisi për Bleonën dhe përfundoi duke i vënë unazën Çanit.

Nga ana tjetër, Çani u ngacmua me Bleonën kur kjo e fundit po reklamonte format me fustanin e ri. Duke gërmuar prapa ulëses së këngëtares, gazetari i njohur nxirrte aksesorët e tualetit duke thirrur: “Ja, shikoni çfarë mban Bleona poshtë Bythës”.