• |
ide | kryesore

Hungaria nën alarm, ISIS e ka në shënjestër për sulme terroriste

I pakategorizuar
Hungaria-1-780x439 (1).jpg


Këshillitari kryesor i kryeministrit hungarez Giorgi Bakondi, ka thënë sot se vendi i tij është në shenjestrën e sulmeve të ISIS.

Përmes një konference për shtyp ai tha se Hungaria po e trajton seriozisht këtë informacion, duke shtuar se ministri i Brendshëm do të zhvillojë të premten një mbledhje urgjente me të gjitha agjensitë e sigurisë, për të konsultuar sërish planin e veprimit kundër terrorizmit. Pak ditë më parë ISIS përgjaku Brukselin.

Nga shpërthimet me bombë në aeroport dhe metro mbetën të vdekur 34 persona dhe u plagosën qindra të tjerë./LAPSI.AL/