• |
ide | kryesore

Kush e kërcënoi Arian Çanin gjatë intervistës me Encën

Arkiva, Paparazzi
Enca-në-Zonë-e-Lirë-650x358.jpg


Enca u shfaq këtë të premte në Zonë e Lirë, duke rezervuar orarin më të ndjekur të mbrëmjes për të promovuar klipin e ri, “Dreq”. Pavarësisht polemikave në media, të cilat e cilësuan performancën e këngëtares në video të ekzagjëruar e gati pornografike, Enca nuk e ndali hovin, por me krenari promovoi produktin e ri.  

Megjithatë, ndryshe nga “përballja” e mëparshme me Çanin, 20-vjeçarja u duk e përmbajtur me veshjen që kishte zgjedhur të prezantohej në studion e Zonë e Lirë.

“Mbërthimi” deri në grykë, u duk si një sinjal, për t’i vënë “kufirin tek thana” ngacmimeve që drejtuesi i emisionit, u bën zakonisht personazheve si ajo.

Madje, me një çiltërsi paksa të tepruar, Enca publikoi një sms familjare që i erdhi nga xhaxhai i saj, kur kishte mësuar se e mbesa do të qe e ftuar tek Zonë e Lirë.

“Thuaj Çanit mos të të ngacmojë, se do ia grij mishin”, ishte pak a shumë mesazhi i avokatit të njohur Maks Haxhia, me të cilin Enca “paralajmëroi” gazetarin në mes të intervistës.

Sigurisht që situata nuk ishte kaq serioze, por gjithsesi siç thonë, pas çdo shakaje ka diçka të vërtetë!