• |
ide | kryesore

Eno Popi martohet “live” në Top Albania Radio

Arkiva, Paparazzi
sss.jpg


Një ‘martesë’ është inskenuar në emisionin radiofonik ‘Live from Tirana’ për Eno Popin dhe të fejuarën e tij, Atenën. Ka qenë bashkëmoderatori Ledion Liço ai që ia ka bërë këtë shaka kolegut dhe mikut të tij, teksa drejtonin bashkë programin gjatë ditës së mërkurë.Ledioni ka organizuar këtë telefonatë surprizë nga Atena, të cilën e ka pyetur: ‘A pranon ti Atena të martohesh me Eno Popin?’ Ndërkohë, muzika në sfond ishte himni martesor i altareve. Eno e ka pritur këtë me shaka; ai ka ngacmuar Atenën duke i thënë të mos pranonte, por ajo ka ‘pranuar’Kështu Liço i ka shpallur çiftin ‘burrë e grua’, duke sqaruar se e gjithë kjo ishte një shaka prej miqsh e kolegësh./Top Albania