• |
ide | kryesore

Njihuni me Dhuratën

Arkiva, Paparazzi
eneda-1.gif


Së fundmi mediat rozë komentuan një episod jo të këndshëm që Eneda Tarifës i ndodhi gjatë një interviste në anglisht. Për këtë, këngëtarja kërkoi ndihmën e Dhuratës, e cila i shpjegoi se “të përmirësohesh” në anglisht thuhet “to improve”.

Ndërkohë që momenti përballë gazetarit holandez është vendosur në qendër të humorit, Dhurata e cila nuk u ekspozua kurrë në video, duket se ka ngjallur interes më tepër se sa vetë Eneda.

Këngëtarja e cila do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision në Maj, zbuloi në Top Albania Radio se kush është Dhurata. Bëhet fjalë për një nga shoqërueset e Enedës, e cila është pjesë e delegacionit të RTSH-së që është dërguar në promovimin e këngës “Fairytale”.

Duket se Tarifa bëri zgjedhje të zgjuar, pasi Dhurata është diplomuar në anglisht dhe më parë ka punuar si mësuese, kështu që kush më mirë se zysha do e ndihmonte këngëtaren në atë moment të “vështirë”?