• |
ide | kryesore

Tuna sfidon Cosman:“Ti kishe nevojë për mua…”

Arkiva, Paparazzi
altuna-sejdiu-0081b-cozman.jpg


Tuna i ka çuar një mesazh të qartë ish të dashurit të saj Cosman duke publikuar pjesë të videos dhe të tekstit të këngës së fundit të Rihanës, gjë e cila nuk duket të jetë aspak rastësore, duke qenë se kënga thotë pikërisht:“Ti kishe nevojë për mua…”. Këngëtarja mesa duket e ka shfrytëzuar një gjë të tillë për t’i dhënë një mesazh ish-it të saj, i cili për më tepër mori famë pikërisht pas duetit me Tunën me titull “Fenix”. Në tekstin e postuar prej saj, thuhet se ajo ishte mirë e vetme, ndërkohë që ai ishte i mirë për një marrëdhënie të fshehtë nën efektin e marijuanës.