• |
ide | kryesore

Ambasadori Donald Lu, siç rrallë herë e kemi parë

Arkiva, Paparazzi
2f40d569-cbd9-4b94-9095-c3c7f9ec0c4b.jpg


Daljet në publik i ka të shpeshta. Kohët e fundit e shohim në pozicion autoritar dhe me seriozitetin që i imponon detyra, është kthyer në referencë të shumë shqiptarëve. Megjithatë, Donald Lu përtej deklaratave me kostum, ngjall kuriozitet në edhe në ditët e pushimit, kur me sa duket shijon në 360 gradë jetën dhe aktivitetin që i ofron vendi ynë.

Këtë të shtunë ambasadori amerikan kishte lëvizur pak km larg Tiranës, në fermën UKA. Donald Lu së bashku me familjen, drekoi në një nga vendet më të veçanta. Një aventurë mes vreshtave dhe kantinës së verërave ishte rezervuar për të, nga krijuesi i këtij ambienti, prof. Rexhep Uka (në foto).

Donald Lu qëndroi gjatë në fshat. Ai vlerësoi verën e prodhuar në fermë dhe ushqimin bio, përgatitur nga Flori Uka./lapsi.al/