• |
ide | kryesore

Bleona i shpëton vdekjes: Shikoni si ka ndodhur e gjithë ngjarja

Arkiva, Paparazzi
bleona maska.jpg


“Këto janë momentet kur jeta merr një kuptim tjetër” kështu e ka përshkruar Bleona Qereti momentin kur mbrëmjen e të dielës ajo i shpëtoi vdekjes.

Në faqen e emisionit “Zonë e Lirë” është shfaqur ditën e djeshmë një video e këngëtares e regjistruar gjatë momentit kurndodhi ngjarja. Bleona po kthehej nga Meksika, ku përfundoi xhirimet e një filmit hollivudian dhe avioni me të cilin ajo fluturonte rrezikoi të rrëzohej. Në video dëgjohet qartë pilot ii cili i lajmëron pasagjerët të vendosin maskat e ajrit. “Duhet të vendosni menjëherë maskat e ajrit dhe të uleni në vendet tuaja. Shtrëngoni rripat e sigurimit dhe ruani qetësinë pasi kemi patur disa probleme në kabinë”: Kështu dëgjohet të thotë piloti, duke na lënë të kuptojmë që megjithëse në avion ka lindur një problem ajrimi, situata mund të mos jetë dhe aq e rëndë sepse ai nuk ka bërë ulje të detyruar. Megjithatë, në video dallohet qartë shqetësimi i Bleonës, teksa regjistron.