• |
ide | kryesore

Edi Rama si superstar, shfaqet me syzet ikonë të Rita Orës

Arkiva, Paparazzi
edi rama rita ora.jpeg


Që sensi fashion është i zhvilluar tek kryeministri ynë artist, këtë e kemi të qartë qysh prej fillimit. Por se Edi Rama, me ardhjen në pushtet do ta unifikonte stilin e tij të veçantë me personazhe të showbiz-it… po e shohim pak nga pak. 

Nga koha kur detajet bënin diferencën, (çorapet me ngjyra, kapuçi në kokë, pantallonat shall-vare, etj), tashmë Edi Rama po shfaqet shumë 'mainstream'. 

Rasti më i fundit, syzet rrumbullake "Ray Ban" të cilat u rikthyen në modë vitin e kaluar. Pavarësisht se modeli ngjan me atë që dikur përdori John Lennon, për shkak të promovimit nga Rita Ora, këto palë syze, u identifikuan si ikonike në portretin e shqiptares-yll botëror. 

Nga ana tjetër, fashionista Armina Mevlani përqafoi menjëherë atë kohë stilin retro të "Ray Ban". Si përfundim, këta tre shqiptarë duken në një mendje… të paktën për modelin e syzeve.