• |
ide | kryesore

Era Rusi fitoi kupën për shkak të b*thës

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Votimi përfundimtar i kolegëve dhe jurisë klasifikoi të parën këtë mbrëmje këngëtaren e cila imitoi reperen Nicki Minaj. Era Rusi e shprehu sikletin që kishte përjetuar gjatë javës për t’u mësuar me lëvizjet provokuese të këngëtares së famshme për super format e të pasmeve.

“Paske qenë keq për një palë valixhe”, iu drejtua Rozana Radi, menjëherë pasi kolegia përfundoi interpretimin në skenën e “Your Face Sounds Familiar”. “Mirë se erdhe në grupin e femrave seksi”, pasoi Adelina Tahiri, e të gjithë me rradhë u morën me b*thët e montuara të Era Rusit.

U duk se pikërisht zmadhimi i të pasmeve me truket e “laboratorit transformues”, ishte çelësi që Era Rusi të triumfojë në fund.

Shumë e lumtur që rrëmbeu kupën, këngëtarja fituese pohoi: “Qenka e vërtetë që për karrierë duhen valixhe”.