• |
ide | kryesore

Albano Bogdo zemërthyer: E urrej mamanë time, më katandisi në njeri të mirë

Arkiva, Paparazzi
albanoo.png


Një tjetër personazh i ekranit ka shpërthyer, duke shfaqur zhgënjimin e tij kundrejt sistemit dhe jetesës në Shqipëri. Duket se Albanos i ka ardhur atje ku nuk mban më. Deklarata e tij është e fortë dhe prekëse:

“E urrej mamanë time. Më shtyu të lexoja libra gjithë jetën, dhe sot ato libra nuk më hyjnë në punë. Më mësoi të jem i ndershëm, dhe mbeta fukara. Më tha, që kur të më jepet mundësia të ndihmoj dikë, mos ti kërkoj gjë si shpërblim. Më urdhëroi, që deri sa të vdisja, kur të shihja dike të moshuar në këmbë, ti liroja vendin. Më përgatiti të jetoja në një botë që nuk ekziston më. Prind i paaftë. Më katandisi njeri të mirë, dhe më lëshoi në një botë me ujqër që hanë fëmijët për lekë,” – shkruan aktori i 2XL.