• |
ide | kryesore

Drama e artistëve: E vetmja shpresë, largimi nga mëmëdheu

Arkiva, Paparazzi
jul deda stresi.jpeg


Sikur mos mjaftonin shifrat alarmante që vendet e Bashkimit Europian raportojnë për shqiptarët azilkërkues, largimi nga vendi po artikulohet si e vetmja zgjidhje edhe nga njerëz me njëfarë influence në publik. Kështu, dy personazhe që frymëzojnë fansa nga skena, kanë dhënë mesazhe tronditëse në lidhje me braktisjen e jetesës në Shqipëri.

Julian Deda, aktori i humorit i cili prej disa vitesh kryeson në spektaklin “Apartamenti 2XL”, ka lëshuar një deklaratë të shkurtër por tejet shqetësuese. “Ai momenti kur perfundimisht ke kuptuar se e vetmja zgjidhje per ta ndryshuar kete vend eshte shkopi magjik, perndryshe shpresat jane aq te pakta, sa fillon ta mendosh shume seriozisht largimin nga memedheu.”, shkruan më seriozisht se kurrë në facebook, shkodrani.

Nga ana tjetër, reperi Stresi i ka dhënë lamtumirën Shqipërisë me një mesazh të ndjerë, por pa shpjeguar arsyet e largimit:

“Dhe vjen një nga ato momete kur merr atë vendim të menduar prej kohësh, dëshirë është bërë diçka tjetër krejt ndryshe muzikës, larg botës mediatike e rrjeteve sociale! Kemi kaluar së bashku 8 vite të mrekullueshme, ishte një pasion, ëndërr e imja që doja të realizoja dhe përjetova intensivisht falë jush. Nuk kam asnjë lloj pendimi, përkundrazi gjëra të reja e aventura të tjera na presin!

Për asnjë moment s’do resht se falenderuari ju që më mbështetet më ndoqët e ndatë emocione ,dashuri, më qëndruat pranë e me motivuat në ditët më të mira e ato më pak të mira, më qëndruat besnik ajo që për mua është primarja në jetë!

Dua të falenderoj me zemër Lokun Flori Mumajesin, faleminderit që ishe pjesë e kësaj ëndrre të bukur e s’reshte besuari në mua e m’i le gjithnjë dyert hapur! Faleminderit të gjithë stafit Threedots atyre kolegëve që bashkëpunuam bashkë atyre që ndamë fitore, atyre që hëngra e piva e ndamë edhe centet e fundit së bashku ! Falenderoj familjen time që më suportoj në çdo vendim timin! Ëndrra vazhdon Love & Peace krejtëve ! Bad boy for life Stresi-Stresinjo.”