• |
ide | kryesore

Pse Eneda Tarifa nuk e mori Dhuratën me vete në Stokholm?

Arkiva, Paparazzi
eneda pa dhuraten.jpeg


Tashmë duket se e ka kthyer në humor dhe incidentin që i ndodhi gjatë intervistës në Amsterdam, po e përdor si autoironi kundër atyre që e vunë në lojë. Eneda Tarifa e cila kërkoi ndihmën e Dhuratës se nuk i kujtohej si thuhet në anglisht “përmirësohem”, nuk harron ta përmendë sa herë që i jepet mundësia, shoqëruesen e saj.  Njëherë kur i bënte foto në avion, ndërsa tashmë teksa niset për në “Eurovision”, Eneda duket sikur tallet me atë që e nxorri nga balta.

“Grupi u nis për në Stokholm pa Dhuratën”, shkruan prezantuesja e Portokallisë në foton e shërndarë për fansat në IG. Eneda shfaqet në krah të kompozitores së këngës, Olsa Toqi, me të cilën presupozohet se ka zëvendësuar Dhuratën. Nuk dihet arsyeja pse delegacioni shqiptar ka anashkaluar atë që këngëtarja e prezantoi si përkthyese dhe zyshë anglishteje, por sidoqoftë, duket se Dhurata do t’i mungojë kësaj aventure të Shqipërisë në “Eurovision”.