• |
ide | kryesore

Zbulohet pse Arbana vendosi të hapë profil në facebook

Arkiva, Paparazzi
arbanaaa.jpg


Një nga diskutimet e ditëve të shkuara, ishte përfshirja e moderatores së Top Channel në platformën sociale facebook. Arbana Osmani ishte shprehur gjithnjë kundër facebook, duke mohuar se ajo vetë kontrollon ndonjë nga profilet e shumta të hapura me emrin e saj.

Por, me sa duket 32-vjeçarja është zbutur dhe tashmë prej një jave ekziston me një ‘fan page’, të cilën e ka krijuar në funksion të punës.

Duke folur për herë të parë për programin e ri “Dua të të bëj të lumtur” i cili pritet të nisë në tetor, Arbana tha se faqja e saj personale është hapur për t’i ardhur në ndihmë atyre që duan të bëhen pjesë e emisionit. Në rolin e bashkë-autores, prezantuesja e formatit të ngjashëm me “C’e posta per te”, tha se së bashku me Alessia Veicchion, po përgatisin një program që do emocionojë shqiptarët.