• |
ide | kryesore

Call Center, telefonatave komerciale po iu vjen fundi

Arkiva, Planet
tmp_8891-shutterstock_259469486-640x4331723866129.jpg


Swisscomi, Sunrise dhe UCP Cablecomi po planifikojnë bllokimin e telefonatave bezdisëse komerciale të të ashtuquajturave Callcenter.

Sipas vlerësimeve të mbrojtësve të konsumatorëve, pothuajse asgjë tjetër nuk i nevrikos zviceranët më tepër se thirrjet për qëllime publicitare dhe komerciale. Ndërmarrjet e telefonisë, si duket, kanë gjetur një zgjidhje. Dhe, kjo është rezultat i një tavoline të rrumbullakët të thirrur nga Fondacioni për Mbrojtjen e Konsumatorit bashkë me partnerët e tij nga Aleanca e Organizatave për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Varësisht nga ofertuesi, që nga fundi i 2016-tës klientët mund të përfitojnë nga një filtër i thirrjeve komerciale publicitare, transmeton Tages Anzeiger organizatat e mësipërme. Dhe, ky filtër nuk do të funksionojë vetëm në telefoninë fikse, por edhe në atë celulare.

Në tavolinën e rrumbullakët, përveç aktorëve të mësipërm dhe përfaqësues të Sekretariatit Shtetëro për Ekonomi, kishin marrë pjesë edhe Swisscomi, Sunrise, UCP Cablecomi dhe Unioni i Callcenter-ve. Sipas raportit, Swisscom ka një zgjidhje që nga fundi i 2016-tës për problemin, ndërsa UCP Cablecomi që nga mesi i 2017-tës. Sinrise-s për filtrin i duhet diçka më shumë se një vit.

Kundër instalimit të një filtri për telefonatat publicitare komerciale është shprehur vetëm Salt-i, shkruan dialogplus. Ndërohë një specialist i Telecomit sugjeron që të interesuarit nuk duhet të gëzohen para kohe. Sipas tij, një filtër i tillë, çfarë plani¿kojnë kompanitë e telefonisë, mund të shmanget lehtë. Sepse, qendrat e telefonisë do të përdorin numra të tjerë për të depërtuar te konsumatori. Kjo, në njërën anë, është e mundur përmes programimit të aparatit telefonik, në anën tjetër qendrat mund të blejnë numra që s’ngjallin dyshime.