• |
ide | kryesore

Qepë me RedBull, Viola Spiro shtrohet për piknik nga Liqeni

Arkiva, Paparazzi
image.png


Larg të dashurit milioner, bukuroshja e ekranit duket se bën një jetë më se të zakonshme. Ndryshe nga herët kur e kemi parë mes luksit, Viola Spiro u shfaq këtë të dielë me një shtrojë e ushqime me vete, buzë Liqenit në Tiranë. Ish-velina bjonde nuk është munduar aspak t'i fshehë komponentët e piknikut të saj. Përkundrazi, Viola postoi në IG foton ku duken domate, kastravec, djathë, vezë, qepë të njoma por dhe një kanaçe RedBull. Si për ta pasuruar ditën e piknikut shoqëruar nga e ëma, bukuroshja ka marrë me vete dhe një libër!